Alblena Haxhiu, ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se zjarrfikësit janë gjithmonë në vijën e parë të rrezikut, duke ndërhyrë në raste zjarresh, përmbytjesh, aksidentesh dhe operacione shpëtimi, aty ku çdo sekondë është jetike.
Haxhiu vlerësoi guximin dhe disiplinën e tyre, duke i falënderuar për shërbimin e përditshëm dhe gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët në momentet më të vështira.

