Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Komuna e Mitrovicës do të organizojnë më 16 maj 2026 Panairin e Produkteve Turistike dhe Tradicionale të Shalës së Bajgorës, i cili do të mbahet në Hotel Dodona.
Ky aktivitet synon promovimin e potencialit turistik, natyror, kulturor dhe ekonomik të zonës së Shalës së Bajgorës, duke vënë në pah pasuritë tradicionale, produktet vendore dhe ofertën turistike të rajonit.
Në panair pritet të marrin pjesë prodhues vendorë, biznese lokale, artizanë dhe ofrues të shërbimeve turistike, të cilët do të prezantojnë produktet dhe aktivitetet e tyre para vizitorëve dhe pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të Kosovës.

Organizatorët kanë bërë të ditur se ngjarja synon gjithashtu të krijojë mundësi bashkëpunimi dhe promovimi për zhvillimin e turizmit lokal dhe ekonomisë së zonës.

Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës është bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në këtë aktivitet promovues, ndërsa të interesuarit janë ftuar të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre paraprakisht.

