Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ) ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit të rregullt Zgjedhor, i cili do të zhvillohet më 16 maj 2026 (e shtunë), duke filluar nga ora 14:00, në Restaurant Diamant në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Sipas njoftimit zyrtar, në bazë të nenit 15 të Statutit të FFSHGJ-së, në këtë Kuvend janë ftuar të marrin pjesë nga tre delegatë të secilit klub anëtar.
Në rendin e ditës janë paraparë raporti i punës katërvjeçare, raporti financiar për periudhën 2022-2026, zgjedhja e trupave punuese të Kuvendit, prezantimi i kandidatëve për kryetar, si dhe votimi për zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së re të FFSHGJ-së.
Kuvendi pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme organizative të futbollit shqiptar në Gjermani, ku do të përcaktohet drejtimi i ri i federatës për mandatin e ardhshëm.

