Në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Myftiu Naim Tërnava u bëri thirrje besimtarëve myslimanë për më shumë unitet, solidaritet dhe largim nga urrejtja e përçarja, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë Hytbes së Bajramit foli edhe për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe, si dhe për situatën politike në vend.
“Sot në këtë mëngjes të bukur të kësaj dite madhështore, miliona besimtarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur në tokën e bekuar të Mekës, duke iu përgjigjur thirrjes së përjetshme të Ibrahimit, për të dëshmuar unitetin, barazinë edhe devotshmërinë e besimit islam. Në mesin e tyre ndodhen edhe haxhinjë nga Kosova”, tha Tërnava.
