Drejtori i T7, Leonard Kerquki, ka reaguar pas kërkesës së anëtares së KPM’së, Drita Morina, pasi kjo e fundit ka deklaruar se “nëse vazhdojnë shkeljet” duhet të propozohet mbyllja e emisionit Debat Plus.
Kerquki përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se, televizionet në vend janë duke u përballur me një presion të paprecedentë nga KPM’ja, raporton Periskopi.
“Tash e një muaj, të gjitha televizionet në Kosovë po përballen me një presion të paprecedentë nga KPM-ja.Vetëm brenda një jave, jemi gjobitur me dhjetëra mijëra euro, gjë që mund ta rrezikojë seriozisht qëndrueshmërinë financiare të shumicës së televizioneve në vend.Për më tepër, sot, anëtarja e KPM-së, Drita Morina, deklaroi se, “nëse vazhdojnë shkeljet”, duhet të propozohet mbyllja e emisionit Debat Plus”, ka shkruar ai.
Kerquki, ka thënë edhe se, partitë politike dhe institucionet e vendit, e kanë për detyrim, që t’i largojnë nga Komisioni i Pavarur i Mediave njerëzit që nuk e kuptojnë rolin e mediave në një shoqëri demokratike, përndryshe, shton ai, rrezikohet liria e mediat dhe demokracia.

