Në Hotel Dodona në Shalë të Bajgorës, u mbajt Panairi i Produkteve Turistike dhe Tradicionale të Shalës së Bajgorës, i organizuar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Ky aktivitet mblodhi së bashku përfaqësues institucionalë, biznese lokale, prodhues vendorë, artizanë dhe ofrues të shërbimeve turistike, me qëllim promovimin e potencialit turistik, natyror, kulturor dhe ekonomik të kësaj zone.
Panairi shërbeu si një mundësi e rëndësishme për prezantimin e produkteve vendore, promovimin e traditës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik, bizneseve dhe komunitetit lokal.
OHTK falënderon Komunën e Mitrovicës së Jugut, pjesëmarrësit, ekspozuesit, bizneset lokale dhe të gjithë të pranishmit që kontribuuan në realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti.
Bashkë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit vendor!

