Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të zgjedhur qeverinë e re të vendit, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Për qeverinë e re të prezantuar nga Kurti votuan 62 deputetë, ndërsa 7 ishin kundër nga 70 deputetë prezentë.
”Urime kryeministër Albin Kurti dhe suksese”, tha Haxhiu.
Kurti tha gjatë fjalës së tij se nuk do të ketë ekspoze të re, ngaqë, siç tha, zgjedhjet e 7 qershorit vetëm sa e kanë ndëprerë qeverisjen e njëjtë.
Në seancë munguan deputetët e PDK-së, LDK-së dhe ata të Aleancës.
