Vushtrria po kalon një krizë të thellë. Sot ka pësuar humbjen e gjashtë radhazi.
Edhe pse Vushtrria ishte skuadra vendase në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, nuk ia doli të marrë rezultat pozitiv në përballjen ndaj Drenicës së Skenderajt.
Drenica triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Vushtrrisë.
Golin e parë për Drenicën e shënoi Altin Vojvoda në minutën e 13-të, ndërsa Donat Mehmeti vulosi fitoren në minutën e 77-të dhe Osman Mziu (88′ – nga penalltia).
Drenica shijon triumfin e parë të sezonit dhe ngjitet në vendin e shtatë me 6 pikë.
Në anën tjetër, situata e Vushtrrisë është shumë e vështirë. Skuadra vazhdon të jetë në fund të tabelës me 0 pikë, pas gjashtë humbjeve në gjashtë ndeshje.
