Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.Costa po viziton Kosovën si pjesë e turneut të tij rajonal përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Para takimit me Kurtin, Costa zhvilloi takim edhe me u.d së Presidentes, Albulena Haxhiu.Kujtojmë se zyrtari i lartë evropian të martën qëndroi në Shqipëri ku gjatë një konference me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
