Mnistri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij i ka emrat për president.
Në një deklaratë për media pas përfundimit të seancës së gjykimit ndaj tij për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Konjufca tha se beson se marrëveshja me LDK-në për Presidentin është shumë afër.
“LVV po them se është gati, kryeministri Kurti është gati, emrat i kemi por s’mund t’i ndaj me juve. Edhe LDK besoj që së shpejti do të jetë gati. Me sa kam marrë vesh unë, në LVV, kryeministri Kurti nuk ka një ftesë se cila do të jetë dita e kësaj jave (për takim), por kështu e ka përdorur gjuhën kryetari Abdixhiku, ‘këtë javë’. Prandaj ne jemi në pritje që kjo të ndodhë, dhe kur kjo të ndodhë, unë mendoj se marrëveshja do të jetë shumë afër për president”, deklaroi Konjufca, raporton
