Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pak më parë në Kijevë të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili ka bërë të ditur se lëndimet janë të rënda.