Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të martën, më 23.06.2026.Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.38 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.33 euro për litër.MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.67 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e datës 23.06.2026.
