Ekipi kombëtar iranian i futbollit mbërriti në Meksikë të dielën pasdite, pasi Uashingtoni u
mohoi vizat disa anëtarëve të stafit të trajnerëve.
Drejtues të federatës, lojtarët dhe stafi i trajnerëve zbritën nga aeroplani në një aeroport të
ruajtur mirë nga ushtarë dhe të patrulluar nga ushtarë të Gardës Kombëtare Meksikane.
Masa të rrepta sigurie për shkak të frikës së ndonjë incidenti. Gjithsesi, një grup i vogël
tifozësh që valëvitnin flamuj iranianë i pritën idhujt e tyre jashtë aeroportit.
Eskorta ushtarake do të shoqërojë kombëtaren e Iranit përgjatë gjithë kohës që ata do të
jenë në Kupën e Botës. Pas mbërritjes së tyre, seanca e parë stërvitore u mbajt pas dyerve
të mbyllura të hënën.
I gjithë grumbullimi i Iranit do të jetë “i mbyllur” për fansat dhe mediat, që vetëm nga larg
mund të filmojnë, edhe ato te autorizuara dhe për disa minuta. Forcat e shumta ushtarake
rrethojnë hotelin dhe qendrën stërvitore.
