Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të martën në mëngjes se pilotët e një helikopteri “Apaçi” të Ushtrisë amerikane që u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit “janë mirë”, raporton Reuters.Duke folur në pistën e aeroportit ndërkombëtar, “John F. Kennedy”, para se të kthehej në Uashington, Trump ka theksuar se “askush nuk u lëndua”.Administrata do të lëshojë një raport më vonë të martën, ka shtuar ai.
“New York Times” raportoi vonë të hënën se një helikopter luftarak “Apaçi” i Ushtrisë amerikane u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit të hënën dhe se dy anëtarët e ekuipazhit të tij u shpëtuan në mënyrë të sigurt. Gazeta ka cituar dy persona të informuar për incidentin.Nuk ishte menjëherë e qartë nëse helikopteri u qëllua nga zjarri iranian, pati probleme mekanike apo hasi ndonjë problem tjetër, shkruante raporti.Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Komanda Qendrore e SHBA-së nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Reutersit për koment.
