Kampioni është vendosur në futbollin kosova, po ashtu edhe dy skuadrat që do të bien nga Superligë dhe dy të tjera që shkojnë në Evropë.
Por lufta më e madhe këto dy xhiro është për t’i ikur barazhit, ku skuadrat si Prishtina,Gjilani, Dukagjini, Drenica dhe Llapi po tentojnë t’i shmangen pozitës së tetë.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të zhvillohen të dielën, teksa në Gjilan luhet derbi i qytetit Drita – Gjilani, ku kampionët e rinj të Kosovës do të marrin edhe trofeun.
Përballje interesante zhvillohet edhe në Suharekë, me Ballkanin që pret Prishtinën, derisa Dukagjini luan në udhëtim te Prishtina e Re.
Llapi në ‘Zahir Pajaziti’ pret Malishevën,ndërsa Drenica takohet me Ferizajn.
Të gjitha duelet e xhiros së 35-të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 16:00.
