Rreth 80 ekipe marrin pjesë në turneun tradicional të organizuar nga FC Kastrioti Stukenbrock në Gjermani, ku ndeshjet zhvillohen me nga 10 minuta secila. Ky aktivitet sportiv mbledh kryesisht futbollistë shqiptarë nga vende të ndryshme, duke krijuar një atmosferë garuese dhe njëkohësisht bashkuese për komunitetin, ka bërë te ditur kryetari i klubit të organizator të turneut, Maliq Mehmeti!
Turneu ka një histori të gjatë, pasi ka nisur që në vitin 1993 dhe vazhdon të ruajë traditën ndër vite. Ai mban emrin e dëshmorit Zejnullah Zejna, i cili ra gjatë luftës çlirimtare dhe dikur ishte pjesë e klubit në vitet ’90.
Përveç aspektit sportiv, turneu përfaqëson edhe një kujtesë dhe nderim për figurat që kanë lënë gjurmë në komunitet, duke e bërë këtë ngjarje më shumë se një garë futbolli.

Përveç aspektit sportiv, turneu përfaqëson edhe një kujtesë dhe nderim për figurat që kanë lënë gjurmë në komunitet, duke e bërë këtë ngjarje më shumë se një garë futbolli.
S’do të mungojnë as ushqimet tradicionale shqiptare dhe muzika.

