Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Bunjaku pas ndarjes tragjike nga jeta të ish-futbollistit të Kosovës U21, Fatjon Bunjaku.
Në mesazhin e tij, Ademi e cilësoi Fatjonin si një futbollist të talentuar, të përkushtuar dhe shembull për të rinjtë, duke theksuar se largimi i tij i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe mbarë futbollin kosovar. Ai vlerësoi kontributin e Bunjakut në klubet ku luajti dhe paraqitjet e tij me fanellën e Kosovës U21, duke nënvizuar se kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.
