13-vjeçarja Naya Fakih po qeshte derisa po e regjistronte veten duke ecur gjatë një rruge rezidenciale në Bejrut me babain e saj të enjten.
Disa sekonda më vonë, ndërsa Izraeli lëshoi disa sulme raketore mbi kryeqytetin e Libanit, ajo po vajtonte për shkak të shpërthimeve që dëgjoheshin pranë vendit ku po ecte.
“Baba”, dëgjohet duke thirrur ajo me zë vajtues, derisa fytyra i mbulohet nga lotët dhe babai i saj që e tërheq në një ndërtesë afër për t’i ofruar mbrojtje vajzës.
Siç raporton sot NBC News, para disa çastesh, ai kishte shkuar ta merrte vajzën 13-vjeçare nga stërvitjet e basketbollit pak pranë shtëpisë së tyre në lagjen Mazraa të Bejrutit.
![[VIDEO] 13-vjeçarja kap në Snapchat momentin e sulmeve tronditëse të Izraelit në Bejrut](https://al-news.com/wp-content/uploads/2026/04/IMG_2868-768x984.jpeg)