Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, fëmija më 8 qershor kishte marrë lëndime të rënda pasi që ishte rrëzuar nga trotineti elektrik dhe që nga ajo kohë ishte duke u trajtuar në QKUK.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Raporti i plotë i Policisë:
RASTET TJERA – NGJARJET:
VET AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Pajazit Nushi, Gjilan 08.06.2026 – 13:10. Me 20.06.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar-fëmijë, i cili ishte i lënduar rëndë pasi ishte rrëzuar nga trotineti elektrik, sot kishte ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është dorëzuar familjarëve.
