Mircea Lucescu, trajneri kryesor i ekipit kombëtar rumun është shtruar në spital.Sipas raportimeve në shtypin rumun, Mircea Lucescu u sëmur para seancës së fundit stërvitore për ndeshjen e ekipit kombëtar rumun kundër Sllovakisë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve në ambulancë, gjendja e Lucescut u stabilizua dhe pulsi i tij u kthye në normalitet.Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar se trajneri i ekipit kombëtar Mircea Lucescu, i cili u sëmur në kampin stërvitor, është dërguar në spital dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.
“Aktualisht, gjendja e trajnerit kryesor është e qëndrueshme. Megjithatë, në përputhje me protokollet aktuale mjekësore dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm, Mircea Lucescu është transferuar në një spital në kryeqytet për ekzaminime të hollësishme dhe monitorim nga specialistë”, thuhet në deklaratë.
