Kosova dhe Republika e Irlandës do të përballen mes vete nesër mbrëma në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna në Prishtinë dhe po ushtrojnë nën urdhrat e selektorit Franco Foda, shkruan “Gazeta Express”.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme të dy Kombëtareve.
Republika e Irlandës do ta mbajë konferencën për shtyp prej orës 10:15, ndërsa stërvitja zyrtare e kësaj Kombëtareje do të nisë prej orës 11:00.
Më pas, konferenca për media e Kombëtares së Kosovës do të nisë prej orës 16:20, kurse stërvitja zyrtare e Dardanëve do të fillojë prej orës 17:00.
Të gjitha aktivitetet e sotme do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
