Shumë kombëtare tashmë kanë gjetur rivalët e tyre për ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojnë në muajin qershor.
Kosova pas një kampanje të jashtëzakonshme në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ende nuk është përcaktuar për kundërshtarët megjithatë, mësohet se shumë kombëtare kanë shprehur interesim për të luajtur miqësore.
Gjithsesi, është trajneri Franco Foda ai që do të vendos.
“Ende nuk ka të re sa i përket emrave të kundërshtarëve për miqësore. DO të jetë trajneri Foda ai që do të vendos se çfarë rival i përshkatët dhe çfarë ndeshje dëshiron”, i ka thënë një burim i afërt i Kombëtares së Kosovës, Ballkani.info.
Gjithsesi, emri pritet të mësohet shumë shpejt., derisa rivalet këtë herë do të jenë bukur interesant.
