Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC Prishtina 01 pas triumfit në Kupën e Kosovës në futsall.
“Urime FC Prishtina 01 për triumfin e pestë në Kupën e Kosovës. Një finale me ritëm të lartë, emocione dhe rivalitet të fortë sportiv u mbyll me fitoren e merituar 6:3 ndaj FC Liqeni.
Përgëzime për lojtarët, trajnerët dhe gjithë stafin për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Ky është trofeu i pestë në këtë garë, një dëshmi e qartë e dominimit dhe vazhdimësisë në futsallin kosovar.
Ky sukses është rezultat i punës, disiplinës dhe përkushtimit të vazhdueshëm brenda klubit.
Respekt edhe për FC Liqenin për paraqitjen dinjitoze dhe lojën e fortë deri në fund.
Kjo finale dëshmoi edhe një herë nivelin në rritje të futsallit në Kosovë. Përgëzoj gjithashtu Komisionin e Futsallit për organizimin dhe punën e bërë në zhvillimin e këtij sporti”, ka deklaruar Ademi.
