Ideja u paraqit nga Paolo Zampolli, një i dërguar i posaçëm i administratës amerikane dhe mik i afërt i Trump, i cili sugjeroi që Italia, pavarësisht se nuk është kualifikuar të marrë pjesë në turne në vend të Iranit.
Ai argumentoi se përvoja dhe historia e katër titujve botërorë të Italisë e justifikonin një vend të tillë, transmeton.
Megjithatë, FIFA nuk e ka konsideruar të vlefshme këtë kërkesë dhe ka bërë të qartë se nuk ka asnjë plan për të ndryshuar përbërjen e ekipeve pjesëmarrëse. Sipas rregullave të saj, çdo zëvendësim eventual duhet të vijë nga e njëjta konfederatë, që në këtë rast do të përjashtonte një ekip europian si Italia.
Nga ana tjetër, autoritetet italiane reaguan ashpër ndaj kësaj ideje. Ministri i Sportit i Italisë e cilësoi propozimin si “jo të përshtatshëm” dhe theksoi se pjesëmarrja në Botëror fitohet vetëm në fushë, përmes meritës sportive.
Propozimi ka ardhur në një kontekst tensionesh gjeopolitike që përfshijnë Iranin dhe Shtetet e Bashkuara, duke nxitur spekulime për pjesëmarrjen e ekipit iranian. Megjithatë, FIFA ka konfirmuar se Irani do të marrë pjesë normalisht në turne dhe se nuk ekziston asnjë “plan B” për zëvendësimin e tij.
