Këngitari i famshëm Trim Ademi i njohut si Capital T, ka treguar arsyen pse këtë vit kishte vetëm një koncert derisa ka paralajmëruar një albumin e ri përmes të cilit do të tregojë shumëçka.
“Wine & Stories of Berat ishte koncerti im i vetëm pêr këtë vit.
Kjo pauzè nga skena ishte diçka qé mê duhej mê shume sesa e kisha mendu.
Pas kaq shumë vitesh me koncerte, udhëtime, net pa gjumë, skena, festivale, gytete, shtete dhe mijera njerëz perballe meje, këtë vit mora një vendim të vetëdijshëm: të mos bëja performanca.
Një pjesë e ketij vendimi erdhi duke parë situatat
nëpër të cilat po kalojmë si popull. Ka momente kur muzika dhe festa nuk mund të ekzistojnë krejtësisht të shkëputura
nga realiteti qé na rrethon. Ndonjehere duhet te ndalesh, te
shikosh perreth dhe te kuptosh se çfarë po ndodh jashte
botës tende”, ka shkruar Capital T duke shtuar:
Doja ta ktheja gjithë ate energji përsëri në studio
dhe në muzike, Duke punu për njé album té ri.
Nje album që per mua nuk eshte thjesht vazhdimi i asaj që kam bërë deri sot. Dua të flas për gjëra të tjera. Të prek tema që ndoshta nuk i kam prek më parë. Të tregoj perspektiven e njeriut qe jam sot, pas gjithe ketyre viteve, jo vetem artistin që publiku e njeh deri tani. Dhe pikerisht kete vit më ka ndodh të mendoj shumë edhe për rrugëtimin.
