Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.
Sylejman Halili, komandant i Trafikut Rajonal të Prishtinës e konfirmoi rastin.
Viktima ishte i moshës 72 vjeçare, kurse nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona në mesin e të cilëve një vajzë është në gjendje më të rënduar.
Sinjali raportoi se viktima e këtij aksidenti është Fehmi Sopa, 72-vjeçar nga Gracka e Vogël e Lipjanit. I lënduar mbeti edhe drejtuesi i Passat-it, A. Ruhani, 39 vjeçar.
