Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Në fokus të takimit ishin investimet dhe plani dinamik për punimet në Kampin e Stadiumit “Agron Rama”, si dhe ecuria e projektit të infrastrukturës sportive në këtë qytet.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi Thaçin për bashkëpunimin dhe theksoi se punimet do të vazhdojnë sipas planit të përcaktuar.
Ndërkaq, kryetari Halil Thaçi vlerësoi angazhimin e FFK-së, duke theksuar se Stadiumi i Qytetit në Obiliq do të ndërtohet sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s, duke krijuar kushte moderne për sportistët dhe tifozët.
Në fund të takimit, Thaçi i ndau Ademit një dhuratë simbolike në shenjë mirënjohjeje nga Komuna e Obiliqit.
Bashkë për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës moderne sportive në Obiliq.
