Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Suharekë, në parkingun e një qendre tregtare, ku sipas informacioneve të para dyshohet për një vrasje.
Sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa aty janë parë forca të Policisë së Kosovës dhe njësi të tjera.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse ka persona të vrarë apo të plagosur, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.
