Trajneri kroato-gjerman ka befasuar të gjithë duke u larguar nga Malisheva edhe përkundër se pati një nisje shumë të mirë të sezonit në Superligën e Kosovës.
Brdaric do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, pasi është vet klubi Al-Bukayriyah, i cili ka zyrtarizuar afrimin e tij.
“Menaxhmenti i klubit Al -Bukayriyah ka finalizuar procedurat e kontratës me trajnerin gjerman Thomas Brdaric për të marrë përsipër drejtimin e ekipit të parë të Al-Bukayriyah”, thuhet në njoftim.
📝 خبر |
أنهت إدارة #نادي_البكيرية إجراءات التعاقد مع المدرب الألماني توماس برداريتش لتولي قيادة الفريق الأول في #دوري_الأولى
#البكيرية https://t.co/wQ4yhnySfN
— نادي البكيرية (@ALBUKIRYAH_FC) October 6, 2026
Ndryshe, Al-Bukayriyah zhvillon garat në Ligën e Parë të Arabisë Saudite dhe pas gjashtë xhiros renditet në vendin e parafundit, atë të 17-tin, me vetëm dy pikë dhe pa fitore.
Në anën tjetër, Brdaric përveç Malishevës, në të kaluarën ka drejtuar edhe klube tjera shqiptare si Shkëndija, Vllaznia dhe Drenica.
