Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, e ka komentuar vendimin e Amir Rrahmanit javën e kaluar për t’u tërhequr nga ekipi përfaqësues i Kosovës.
Foda ka thënë se ishte njoftuar personalisht nga Rrahmani për vendimin për t’u tërhequr nga Kosova “përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktualë”.
“Gjithçka është shumë emocionale në Kosovë. Fakti është se Amir Rrahamani ka dhënë dorëheqjen. Ai më informoi personalisht për këtë. Por të gjithë lojtarët që janë në formë dhe që do t’i ftoj do të jenë atje të hënën dhe do të përgatiten për ndeshjet së bashku me mua”, ka thënë Foda në “CANAL+” gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës ndërmjet Sturm Grazit dhe Rennesit, shkruan të enjten mediumi i madh austriak, “Laola1”.
Foda ka mohuar se rrugën e Rrahmanit do ta ndjekin edhe të tjerët.
“Ka shumë dramë që po ekzagjerohet. Ideja se edhe më shumë lojtarë duan të bojkotojnë ekipin kombëtar nuk është e vërtetë”, ka theksuar Foda.
