Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në ambientet e FFK-së ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushin.
Gjatë takimit, Ademi dhe Alushi kanë biseduar për rrugëtimin e futbollit kosovar, kontributin e futbollistëve ndër vite dhe rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve me ish-përfaqësuesit e Kosovës.
Presidenti i FFK-së ka theksuar se ish-futbollistët që kanë dhënë kontribut për futbollin e Kosovës do të jenë gjithmonë të mirëpritur në Federatë.
“Dyert e Federatës do të jenë gjithmonë të hapura për secilin ish-futbollist të Kombëtares dhe për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në futbollin e Kosovës”, ka deklaruar Agim Ademi.
Takime të tilla vlerësohen si një mundësi për të ruajtur lidhjen mes gjeneratave dhe për të respektuar figurat që kanë kontribuar në zhvillimin dhe afirmimin e futbollit të Kosovës.
Postimi i plotë
Sot pata kënaqësinë e veçantë ta pres në vizitë Enis Alushin, ish-futbollistin e Kombëtares së Kosovës dhe një prej atyre djemve që me krenari e përkushtim e kanë përfaqësuar fanellën dardane. ![]()
![]()
Takimet me ish-futbollistët e Kombëtares gjithmonë zgjojnë emocione të veçanta, sepse secili prej tyre është pjesë e historisë dhe rrugëtimit të futbollit tonë. Enisi, me profesionalizmin, karakterin dhe dashurinë për Kosovën, ka dhënë kontributin e tij në një periudhë shumë të rëndësishme për futbollin tonë.
Rikujtuam momentet nga Kombëtarja, folëm për zhvillimin që ka bërë futbolli i Kosovës ndër vite dhe për të ardhmen që po ndërtojmë për gjeneratat e reja.
Dyert e Federatës do të jenë gjithmonë të hapura për secilin ish-futbollist të kombëtares dhe për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në futbollin e Kosovës ![]()
