Është ndarë nga jeta Avdyl Kryeziu, i lindur në vitin 1951, një nga emrat e njohur të futbollit suharekas.
I ndjeri ishte pjesë e FC Ballkanit gjatë viteve 1970, duke dhënë kontributin e tij si futbollist në një periudhë të rëndësishme për klubin. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai vazhdoi të mbetej i lidhur me futbollin, duke shërbyer për shumë vite si vëzhgues në ndeshjet e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 18:00, në Suharekë.
Familjes Kryeziu, miqve dhe të gjithë komunitetit sportiv u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Zoti e mëshiroftë dhe e pastë në paqe.
